Koronavirusi ndryshoi këtë vit rregullat e jetesës, duke nisur që nga nevojat më minimale e deri tek ato më jetiket.
Pjesë e këtyre ndryshimeve ishin edhe maturantët të cilët si asnjëherë më parë, përpos ndryshimit të modulit mësimor apo edhe provimeve, u privuan nga një ceremoni diplomimi dhe mbrëmje matyre në ambient të mbyllur.
Por duket se disa prej tyre, sikurse maturantët në gjimnazin “Gjergj Kastrioti” në Durrës, dritat, fustanet dhe ceremonitë me protokolle kanë zgjedhur ta zëvendësojnë me organizime mjaft të thjeshta.