Legjenda e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha, u nda nga jeta para dy ditësh, pas luftës me një sëmundje të rëndë nga e cila vuante prej kohësh. Ditën e sotme, pak para se këngëtarja të përcillet në banesën e fundit, po mbahen homazhe në Prishtinë.
Familjarë, miq, personalitete të njohura janë mbledhur së bashku për të nderuar kujtimin e saj. E para që ka folur në homazh, është mbesa e saj Mirjeta, e cila i ka përlotur të gjithë. Ajo ka treguar dy vitet e fundit të Pagarushës.
Këngëtarja do të përcillet në banesën e fundit në orën 14:30, në Pagarushë, sipas amanetit të saj.