Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Mbahet një takim për koordinimin e masave ndaj zjarreve në njësinë Skënderbegas

20:30 / August 13, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
4 24
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i bashkisë së Gramshit, Besian Ajazi zhvilloi këtë pasdite një takim me përfaqësues të strukturave qëndrore dhe lokale të emergjencave civile, me fokus koordinimin e planit të masave për përballimin e situatës së zjarreve në njësinë administrative Skënderbegas. Në takim morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbrojtjes Civile, Haki Çako, Prefekti i Qarkut Elbasan, Ilir Bejtja, Gjenerali i Forcës Tokësore, Ilir Xhebexhia, si dhe përfaqësues nga strukturat përkatëse të sistemit të mbrojtjes civile.

Takimi kishte për qëllim përforcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe koordinimin efektiv të veprimeve për izolimin e plotë të flakëve dhe rikthimin e normalitetit në zonat e prekura nga zjarret. Situata nga zjarret në zonën e Gramshit mbetet kritike, me disa vatra aktive që vijojnë të përhapen në territorin e bashkisë.

Në njësinë administrative Skënderbegas, zjarri i nisur në fshatin Kullollas është përhapur edhe në drejtim të fshatrave përreth, përfshirë zonën e Harunasit. Flakët po avancojnë në drejtim të fshatit Nartë, ku autoritetet kanë dhënë njoftim për evakuim, për shkak të rritjes së intensitetit të zjarrit dhe rrezikut ndaj banesave. Situatë problematike paraqitet edhe në njësinë administrative Kukur, ku vatra aktive zjarri vijojnë në fshatrat Mukaj dhe Sojnik, duke djegur sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të ulët.

Forcat zjarrfikëse të Elbasanit dhe Gramshit, të mbështetura nga punonjës të bashkisë dhe banorë të zonës, janë në terren pranë fshatrave Snosëm dhe Sojnik për të frenuar përhapjen e flakëve. Autoritetet vijojnë të mbajnë në gatishmëri strukturat operacionale dhe i bëjnë thirrje banorëve të ndjekin udhëzimet për sigurinë, duke raportuar menjëherë çdo vatër të re zjarri.

Elbasan Skënderbegas zjarre
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.