Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mbahet protesta e pedagogëve në Tiranë: Nuk hyjmë në auditore nëse nuk plotësohen kërkesat

11:13 / October 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1664960866 Screenshot1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Meqë ora mësimore është e shenjtë, përse paguhet 5 euro?”. Me këtë pankartë kanë dalë në protestë pedagogët, të cilët kërkojnë rritje të pagave dhe plotësim të kushteve ose në të kundërt paralajmërojnë bojkot të orëve mësimore.

Një prej pedagogëve që ka dalë në protestë ditën e sotme ka treguar bisedën me ministren e Arsimit, Evis Kushi, e cila i tha se nuk kanë lekë për t’i plotësuar kërkesat. Ndër të tjera i bën ftesë rektorit të Univdersitetit të Tiranës që t’i bashkohet dhe paralajmëron bojkot të mësimit nëse deri me datë 17 tetor nuk plotësohen kërkesat e tyre.

“Gojëve të liga i them, mirëse keni ardhur. Ja ku i keni pedagogët, 4 ose 5 herë më shumë se Fakulteti i Shkencave. Ministrja e Arsimit shkoi në Universitetin Bujqësor për të thënë se kërkesat janë minimaliste dhe do i realizojmë të gjitha. Kështu na tha dhe neve. Do të thotë se ne do të realizojmë ato që kemi kërkuar. Në fund fare tha jam me ju, por nuk ka lekë. Ne i thamë faleminderit, herën tjetër do të takohemi bashkë me kamerat përballë dhe kryeministrin. Nuk dua të besoj gojët e liga se rektori ka ftuar dekanët për të na bërë karshillëk. E ftoj të bashkohet me ne”.

9 kërkesat

1-Rritjen e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës-akademik e administrativ.
2-Rritjen e financimit për kërkimin shkencor.
3-Rivendosjen e shtesave mbi pagë për “Dëmshmëri shëndeti në punë”.
4-Rritjen e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë.
5-Rritjen e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare.
6-Rivlerësimin e orës mësimore.
7-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare.
8-Amendimin pikës C të VKM Nr. 112 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.
9-Për të bërë transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universiteteve publike, si dhe përdorimin e tyre.

pedagoge
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.