Prezantuesja e lajmeve të BBC-së, Maryam Moshiri ka kërkuar publikisht falje për mënyrën e raportimit të protestave pro-palestineze në rrugët e Londrës. Kjo pasi ajo e ka raportuar atë sikur ata po i ofronin mbështetje organizatës militante të Hamasit, dhe i quajti simpatizanzë zë terroristëve.
Mijëra njerëz protestuan në rrugët e Londrës gjatë vikendit, në shenjë solidariteti me Palestinën dhe popullin palestinez. Një prej kërkesave të tyre në këtë shëtitje në rrugët e kryeqytetit britanik ishte që Izraeli të ndalë pushtimin e Palestinës.
“Jo saktë, mijëra njerëz i kemi etiketuar si simpatizantë të terroristëve. BBC News ka raportuar për krimet që i ka kryer Hamasi por edhe të vdekur në Gaza. E kemi bërë të qartë vlerën e civilëve që jetojnë në Izrael dhe Gazë dhe natyrën e asaj çfarë ka ndodhur”, tha prezantuesja Maryam Moshiri.
