Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mbajti peng shqiptaren në Greqi, arrestohet ‘Përbindëshi i Kavos’

15:00 / May 24, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1590322830 4ec757e62e4f4441a0c1cfc116777b16
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

U desh një operacion shpëtimi nga EMAK për të arrestuar grekun e dyshuar si autor të pengmarrjes së një shqiptareje, pasi 47-vjeçari nga vrapimi për t’i shpëtuar policisë ra në një grykëderdhje në thellësi prej 200 metrash dhe për rrjedhojë pësoi lëndime të shumta.

Disa orë më vonë ai u transportua në paraburgim në Spitalin e Përgjithshëm të Korfuzit. “Ne iu afruam vendit ku ishte nga deti dhe pastaj u ngjitëm në kodër. Zona ishte shumë e vështirë dhe u deshën më shumë se dy orë e gjysmë për të shpëtuar 47-vjeçarin,”-tha shefi i shërbimit zjarrfikës së Korfuzit, Nikos Kolovos për APE-MPE.

Autori i dyshuar gjatë gjetjes dhe arrestimit ishte plotësisht i vetëdijshëm, ndërsa thuhet se ka goditur rëndë gjymtyrët dhe belin e tij. Ambulanca u shoqërua nga një forcë e madhe policie, ndërsa operacioni policor që ishte ngritur përgjatë 14 ditëve të nevojshme për ta lokalizuar dhe arrestuar ishte i madh.

Që në momentin e parë, Departamenti i Policisë së Korfuzit, në koordinim e punëve kishte proceduar me një operacion të madh policor, në të cilin morën pjesë grupe oficerësh policie që përfshinë zonën, me ndihmën e qenve të trajnuar posaçërisht, madje edhe në zonat më të paarritshme. Ditët e fundit, në fakt, ata kishin mbledhur informacion të rëndësishëm.

Kërkimi filloi kur partneri i një gruaje 34-vjeçare raportoi para autoriteteve se gruaja ishte zhdukur për rreth dy ditë. Përfundimisht, ajo u vu re në rrugë në zonën e Agios Prokopios, Lefkimmi, dhe raportohet se i tha policisë se ajo ishte e rrëmbyer nga 47-vjeçari dhe ishte mbajtur peng e ishte dhunuar nën kërcënimin për jetën.

Gjithçka filloi kur një grua 34-vjeçare me origjinë shqiptare ishte zhdukur për dy vite. Partneri i saj mobilizoi autoritetet dhe gruaja u gjet në rrugë në zonën e Agios Prokopios, Lefkimmi, nga njerëz të Departamentit të Policisë Lefkimmi. Ajo deklaroi se ishte 47-vjeçari Dimitris Aspiotis, i cili e rrëmbeu, e mbajti peng dhe e kërcënoi me jetën.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrestohet në Ekuador “financieri” i mafias shqiptare, “Caballo” ishte në kërkim për trafik droge

17:57 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026

Mashtronte punonjësit se njihte pronarët dhe u merrte lekët, arrestohet 37-vjeçari

16:58 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.