Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Mbarimi i afatit të vettingut, Xhafaj: Kushtetuta ka parashikuar zgjidhjen në rast mos dakordësie me opozitën

19:14 / October 11, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fatmir Xhafaj, një nga hartuesit kryesor të Reformës në Drejtësi tha në Report Tv, se kjo reformë është në rrugën e duhur, por problem mbeten plotësimi i vakancave të gjyqtarëve dhe të prokurorëve të shkakura nga vettingu. Teksa u ndal tek debati për zgjatjen e mandatit të KPK-së, Xhafaj tha se mazhoranca mbështet këtë alternativë, por kushtetuta ka parashikuar edhe zgjidhjen. Sipas Xhafajt, ku KPK-së i mbaron mandati, puna i kalon KLP dhe KLGJ-së, pos sipas tij mirë do të ishte zgjatja e mandatit pasi kur proces i filluar nga ky komision pra vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve, të mbyllet nga ky komision.

‘Reforma në Drejtësi është e gjithë pranuar që është më reforma më e thellë e ndërmarrë në këto 30 vite,e kjo pasi ajo rithemeloi një nga pushtete fuqishme në organizmin qeverisës të demokracisë. Ishte një shembje e asaj gjendje të vjetër, e asaj që kishte mbërthyer sistemin e mëparshëm të drejtësisë. Ishte dhe një përpjekje e madhe për të ndërtuar një sistem vlerash. Reforma është në rrugën e duhur dhe po jep frytet e saj të para. Nuk them se ka ecur çdo gjë në mënyrë perfekte, kjo për një sërë faktorësh objektivë e subjektivë që kanë bërë që ritmi i procesit të ngadalësohet. Reforma po ecën në drejtimin e duhur.  Askush se kishte menduar se e keqja ishte kaq e madhe, sa ç’rezultoi nga skanimi i sistemit. këtë situatë e ndihmoi edhe sjellja e politikës, përpjekja për ta penguar e sot është ky realitet. Nëse vetë aktorët e sistemit të drejtësisë bëhen më aktivë në këtë proces, jam i bindur se kjo situatë do të zbutet dhe ka disa hapa siç është miratimi i hartës së re gjyqësore. Duhet plotësimi i vakancave dhe rritja e studentëve të shkollës së magjistraturës por pa cënuar cilësinë e tyre.

Thelbi lidhet me faktin se vitin që vjen mbaron mandati i KPK-së, por kushtetuta e ka parashikuar zgjidhjen kur mbaron i kalon KLP dhe KLGJ, zgjidhja është aty. Ka një opinion tek mazhoranca që zgjidhja më e mirë do ishte zgjatja e mandatit, në mënyrë që kur proces i filluar nga ky komision pra vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve të mbyllet nga ky komision. Edhe zgjidhja tjetër është kushtetuese dhe ka avantazhe. Nuk ndërpritet vettingu vazhdon. Duhet të shihet se cili do jetë roli i ONM-së, pasi është jetik për qëndrueshmërinë dhe integritetin e këtij procesin. Duket lehtë, por tek zgjatja fillon problemi duhet një analizë e mirë për këtë. Do të ishte një bazë e mirë që të diskutohet edhe me opozitën. Duhet të analizohet pse do të bëhet ky ndryshim.’- tha Xhafaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Socialistët nuk janë gati të dalin kundër kryetarit të tyre”, Dudushi: Do ketë debate në Asamble, por pa përçarje brenda partisë

22:34 / November 12, 2026

Zgjedhjet vendore të 2027, PD nis përzgjedhjen e kandidatëve për bashkitë, afati i propozimeve deri më 30 nëntor

15:46 / November 12, 2026

Reforma zgjedhore dhe zgjedhjet lokale të 2027-ës, ambasadorja e BE-së takon Celibashin: Koha është e shkurtër, rregullat duhet të jenë të qarta

14:56 / November 12, 2026

Samiti Europian në Dublin/ Merr pjesë dhe Kryeministri Rama mes liderëve të tjerë të Europës

12:55 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.