Pas rreth 2 orësh ka përfunduar takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Takimi është zhvilluar larg vëmendjes së mediave. Nga Kosova bëjnë me dije se Albin Kurti është nisur me urgjenca nga Prishtina, ku edhe ka anuluar duke lënë në gjysmë edhe një konferencë të cilët po mbante për mediat në Kosovë.
Ende nuk ka detaje në lidhje me arsyet e takimit apo vizitës së kreut të qeverisë së Kosovës.
