Duke filluar nga 1 korriku 2022 do të ulet tatimi për pagat 150 mijë deri në 200 mijë lekë nga 23% në 13%. Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.
Reagime të shumta ka patur nga komentuesit. Një qytetar i shkruan Ramës, se po mendon largimin nga Shqipëria pasi ka poste të tilla që kaq para i marrin rryshfet.
Replikat:
Komentuesi: Këtyre që marrin 150-200 mijë,kanë poste të tilla që dhe aq i marrin rryshfet. Halli t’i qahet shtresave në nevojë që po rritet me kalimin e viteve z.Kryeministër. Personalisht u ktheva mbas 17 vitesh emigrim në 2011, ndërsa tani e mendoj largimin përsëri….!!
Rama: Këtu përfituesit kryesorë janë pjesa më e kualifikuar e njerëzve që punojnë në sektorin privat i dashur! Sa për shtresat në nevojë që po rriten vit pas viti, nuk di ku e bazoni këtë konkluzion, por shifrat flasin ndryshe, ndërkohë që kurrë më parë shtresat në nevojë nuk e kanë marrë mbështetjen që marrin sot!
