Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mbërrijnë 40 800 doza të vaksinës Astra Zeneca në aeroportin “Nënë Tereza”, Manastirliu: Presim mbi 250 mijë vaksina në ditët në vazhdim

20:05 / April 17, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ogerta Manastirliu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kanë mbërritur në mbrëmje në Aeroportin “Nënë Tereza” 40,800 doza të tjera të vaksinës AstraZeneca, nëpërmjet instrumentit Covax.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Ministri i Shtetit për Rindërtim ishin të pranishëm në Aeroportin “Nënë Tereza”, ku u shprehën se do të kemi këto ditë sasi të konsiderueshme të vanksinave të Sinovac, të Pfizer dhe sërish AstraZeneca.

“Qeveria shqiptare ka bërë të mundur të parapaguajë 1,140,000 doza vaksine, nëpërmjet Covax dhe sot mbërrijnë edhe 40,800 doza të tjera AstraZeneca, të cilat do të shpërndahen menjëherë në të gjithë Shqipërinë, për të vijuar vaksinimin masiv të popullatës +60 vjeç dhe të gjithë ato grupe të riskuara, të cilat ne kemi filluar ti vaksinojmë, siç vijuam sot me punonjësit e të gjithë operatorëve turistikë”, deklaroi Manastirliu.

Duke bërë me dije se deri tani janë siguruar 400 mijë doza vaksine, Manastirliu tha se, duke filluar nga dita e nesërme e gjatë javës që vjen pritet të vijnë edhe doza të tjera të vaksinave AstraZeneca, Pfizer dhe Sinovac.

“Ne kemi siguruar deri tani mbi 400 mijë doza vaksine, kemi vaksinuar mbi 300 mijë qytetarë dhe do vijojmë këtë proces derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar. Nuk do të heqim dorë në asnjë moment, pasi për ne mbrojtja e shëndetit të qytetarëve është e para, ndaj do të vijojmë në mënyrë intensive të ruajmë ritmet e larta të vaksinimit ashtu sikurse kemi bërë deri tani. Presim nesër edhe 50 mijë doza të tjera vaksinash të AstraZeneca, gjithashtu nga dita e hënë presim mbi 200 mijë vaksina të Sinovac dhe gjithashtu 8120 vaksina të Pfizerit”, u shpreh  Manastirliu.

Manastirliu tha se në fund të prillit presim të kemi kaluar rreth 700 mijë vaksina të mbërritura dhe ritheksoi objektivin për të kryer 500 mijë vaksinime deri në fund të majit.

250 mijë vaksina Astra Zeneca
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U mbulua nga kromi në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit

17:21 / August 2, 2026

Kontrolle “blic” në Tiranë e Fushë Krujë, pranga 2 personave/ Sekuestrohen kokainë, armë të ftohta dhe një automjet luksoz

15:39 / August 2, 2026

“300 mijë shqiptarë kalojnë çdo verë nga korridori Kroaci-Mali i Zi”, MJ: Po punojmë me autoritetet për të ulur pritjet në pikat kufitare

14:57 / August 2, 2026

Debati për konsullatën serbe në Shkodër dhe atë shqiptare në Luginën e Preshevës, ministri Ferit Hoxha: Nuk cenon sovranitetin, Shqipëria mbron interesat e saj

12:45 / August 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.