Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ka udhëtuar sot drejt Kosovës ku kanë mbërritur 10 trupat e pajetë të aksidentit tragjik në Kroaci.
Sjellja e trupave të viktimave është bërë me tre vetura, të shoqëruara nga policia.
Në vendkalimin kufitar janë parë edhe Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani dhe ai i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. Përveç tyre, edhe shumë qytetarë kanë dalë t’i nderojnë viktimat.
Varrimi i viktimave pritet të bëhet në orët e pasdites. Pranë tyre ishte edhe ministri Pandeli Majko.
Majko siç shikohet nga videoja e mëposhtme përqafon ambasadorin Hasani dhe i jep ngushëllimet e tij.
