Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Mbërrijnë përgjigjet e institucioneve në komisionin hetimor, Gjylameti: Shfaqja e Alibeajt merr fund, ajo që ka frikë nga e vërteta është PD

18:57 / November 11, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
d28fecc9 6026 42c6 943d 2c75fb82bdda
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kanë mbërritur në Komisionin Hetimor Parlamentar përgjigjet e institucioneve për zgjedhjet e 25 prillit.
Lajmin e bën të ditur deputetja socialiste Blerina Gjylameti e cila thekson se përkundër shfaqjes së deputetëve të opozitës, përgjigjet kanë mbërritur në përputhje me afatet ligjore. Gjylameti thekson se ajo që ka frikë nga zgjedhjet është PD .
“Shfaqjes së radhës të Alibeajt i erdhi fundi . Pavarësisht volumit të madh, në përputhje me ligjin kanë mbërritur përgjigjet e institucioneve mbi pyetjet e drejtuara nga kolegët e opozitës.
Por, ndërkohë në Sekretarinë e Komisionit nuk rezulton të ketë mbërritur përgjigja e PD-së që valëviste Alibeaj dje.
Përse PD ka frikë të përgjigjet se kush e ngriti dhe si i merrte urdhrat gjatë zgjedhjeve të 25 prillit struktura paraushtarake në Elbasan? “, thekson Gjylameti.
Deputetja socialiste nënvizon se kërcënimi i institucioneve nuk është zgjidhje, por vetëm sa nxjerr edhe më shumë në pah farsën e përpjekjeve të Lulit për t’u fshehur nga e vërteta .
“Sikurse verifikimi paszgjedhor i KQZ-së tregoi, ajo që ka frikë vërtet nga zgjedhjet është opozita dhe drejtuesit e saj të cilët kanë pësuar dhe humbjen e 4 rresht”, shprehet deputetja Gjylameti.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zgjedhjet vendore të 2027, PD nis përzgjedhjen e kandidatëve për bashkitë, afati i propozimeve deri më 30 nëntor

15:46 / November 12, 2026

Reforma zgjedhore dhe zgjedhjet lokale të 2027-ës, ambasadorja e BE-së takon Celibashin: Koha është e shkurtër, rregullat duhet të jenë të qarta

14:56 / November 12, 2026

Samiti Europian në Dublin/ Merr pjesë dhe Kryeministri Rama mes liderëve të tjerë të Europës

12:55 / November 12, 2026

Gogu takon ministrin italian Nordio në Romë: Në fokus forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në drejtësi 

19:38 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.