Janë 20 shtetasit e Ukrainës që janë futur në vendin tonë nëpërmjet pikës kufitare tokësore të Qaf Thanës, që nga nisja e luftës në Ukrainë.
Policia kufitare konfirmon se ukrainasit e ardhur deri më tani nuk kanë kërkuar ndihmë as për strehim dhe as për akomodim.
Mendohet se shtetasit ukrainas mund të kenë apartamente në bregdetin shqiptar.
