Ka mbërritur në Rinas avioni i dytë me 95 qytetarë afganë, të cilët do të strehohen në Qytetin Studenti në Tiranë.
Pak më vonë pritet që në aeroportin e Rinasit të ulet edhe një avion tjetër të cilët do të priten nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka.
Kujtojmë se në orët e para të mëngjesit të sotëm erdhi avioni i parë me 121 afganë, të cilët u strehuan në Durrës, ndërkohë që pasdite ata i vizitoi edhe kryeministri Edi Rama.
