Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme Federica Mogherini dhe përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë shprehur mbështetjen e tyre për çeljen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në.
Ata janë takuar në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Sipas një njoftimi të publikuar nga EEAS (European External Action Service) ata theksojnë se vendimi është thelbësor jo vetëm për të dy vendet në fjalë, por për të gjithë rajonin dhe për BE-në.
Përfaqësuesit, përfshi kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ministrat e Jashtëm të Serbisë, Malit të Zi, Shqipëria dhe Bosnja dhe Hercegovina mbështesin vazhdimësinë e Dialogut Serbi-Kosovë dhe përfundimin sa më parë me një marrëveshje juridikisht detyruese në normalizimin e plotë të marrëdhënieve.
Të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor konfirmuar angazhimin e tyre të fortë për perspektivën e BE-së, duke theksuar se puna për reformat vazhdon, siç janë bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e fiqnjësisë së mirë.
Përfaqësuesja e Lartë dhe liderët e Ballkanit Perëndimor shprehën solidaritet me Shqipërinë, pasi vendi u godit nga një seri tërmetesh të forta këtë fundjavë.
