Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Mbetet në burg “spiunia” e Gramshit/ Kush është youtuber-i që dhuroi para

10:14 / September 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spiunia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në uzinën e armëve në Gramsh ishin tre të huaj që u akuzuan për spiunazh, një ndër ta ishte edhe Svetlana Timofeeva që u la në burg bashkë me shtetasit e tjerë rusë dhe ukrainas.

Por, miqtë e saj në rusi nuk kanë qëndruar duarkryq, ata kanë mbledhur tashmë 5000 euro për të paguar avokatin që do të mbrojë Timofeevan.

Në faqen zyrtare të saj në Instagram shokët e Timofeevas kanë bërë një njoftim se 2350 euro janë mbledhur nga donacionet, ndërsa pjesa tjetër e parave janë dhuruar nga Benjamin Rich. Gjithashtu, ata shpjegojnë se avokati është duke shqyrtuar dosjen e cështjes për të mbrojtur rusen në gjykatë.

Kush është Benjamin Rich?

Benjamin Rich është një bloger britanik, i cili bën video udhëtimesh dhe i poston në kanalin e tij në YouTube, me emrin Bald and bankrupt. Ai është ndaluar në një qendër kontrollesh nga Rusia në Kazakistan, në maj të këtij viti. Rich u largua pasi pagoi gjobën e vendosur nga autoritetet.

Në kanalin e tij në YouTube vihet re se ai ka vizituar disa herë Shqipërinë. Ai për herë të fundit ka qenë në vendin tonë në shtator të 2020, ku ka marrë më shumë se 4 milion shikime. Në sheshin Skënderbej ai ka regjistruar një video ku flet për regjimin diktatorial të drejtuar nga Enver Hoxha. Më pas ai merr një taksi, ku udhëton drejt Vlorës. Në mes të videos, ai tregon përsëri për regjimin dhe ndërtimin e bunkerëve.

Benjamin Rich thotë se kjo ka qenë arsyeja se përse ai ka erdhur të vizitojë Shqipërinë, duke udhëtuar në mes të zonave të largëta apo qyteteve ku ka bunkerë dhe flet me banorët për krijmin e tyre.

benjaminn
benjamin
benjaminnn

Benjamin Rich ruse spiune
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.