Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mbi 150 viktima nga përmbytjet, ekspertët fajësojnë qeverinë gjermane: Qytetarët nuk u njoftuan

20:24 / July 18, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
14w1489qlowc0.bild
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ekspertja britanike e përmbytjeve Hannah Cloke, profesoreshë e hidrologjisë në Universitetin e Reading, i ka dhënë qeverisë federale dhe sistemit gjerman të mbrojtjes civile përgjegjësinë e përbashkët për pasojat shkatërruese të përmbytjes.

Sipas të dhënave, sistemi europian për paralajmërimin e përmbytjeve dha alarmin më 10 korrik, katër ditë para fillimit të përmbytjeve duke u dërguar paralajmërime qeverive gjermane dhe belge.

Sipas “The Times”, Gjermania e dinte që përmbytja po vinte por paralajmërimet nuk funksionuan. Hannah Cloke deklaroi se sistemi i përhapjes së alarmit duhet të kishte qenë më efikas që njerëzit të kuptonin paralajmërimet.

“Nuk ka kuptim të kemi modele të mëdha kompjuterike që parashikojnë se çfarë do të ndodhë nëse njerëzit nuk dinë çfarë të bëjnë kur ndodh përmbytja . Fakti që njerëzit nuk janë evakuuar ose nuk kanë marrë paralajmërimet e duhura tregon që diçka ka shkuar keq“, u shpreh ajo

Me përjashtim të komunave individuale, një ditë para katastrofës ata ishin “paralajmëruar për sasi shiu deri në 200 litra për metër katror”. Katër ditë pas stuhive shkatërruese në Rhineland-Palatinate dhe North Rhine-Westphalia, numri i të vdekurve është rritur në më shumë se 150.

Sipas policisë, të paktën 110 njerëz humbën jetën dhe 670 u plagosën vetëm në rrethin Ahrweiler. Në Nordrhein-Westfalen, numri i viktimave të konfirmuara deri në mesditën e së Dielës ishte 46, duke përfshirë katër zjarrfikës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Keni një borxh? Përmbarimi do t’ju njoftojë me mesazh në e-Albania

16:20 / October 5, 2026

Sanchez shpall zgjedhjet e parakohshme në Spanjë

15:44 / October 5, 2026

Publikohet projektligji: Çfarë ndryshimesh parashihen për Specialen?

13:54 / October 5, 2026

Reforma territoriale, deputetët Braçe dhe Sinaj votojnë kundër propozimit të hartës me 46 bashki

13:09 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.