Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Mbi 240 mijë të infektuar, Brazili drejt kolapsit nga COVID-19

15:50 / May 18, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
brasil 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti brazilian vazhdon të shprehë kundërshti ndaj masave strikte kundër koronavirusit, por sëmundja infektive në vend po përhapet rrezikshëm dhe po vë në rrezik sistemin shëndetësor. Brazili është vatra e katërt më e madhe në botë e të infektuarve me koronavirus, ndërsa pandemia po rrezikon kolapsin e spitaleve më të mëdha të vendit. Mbi 240 mijë persona raportohet se janë bartës të infeksionit, shifër e cila ka kaluar bilancet e Spanjës dhe Italisë, duke u renditur pas SHBA-së, Rusisë dhe shumë afër Mbretërisë së Bashkuar.

Sëmundja infektive, ndërkohë, ka lënë më shumë se 16 mijë të vdekur. Në qytetin më të madh të vendit, në San-Paolo, autoritetet shëndetësore kanë dhënë alarmin se është rritur kërkesa për shtretër për të sëmurët dhe brenda dy javëve nuk do ketë më vende të lira për t’u ardhur në shërbim pacientëve. Për shkak të testimeve të ulëta në popullatë, ekspertët vendës të shëndetësisë janë të shqetësuar se numri i të infektuarve mund të jetë edhe më i lartë sesa shifrat zyrtare.

Presidenti brazilian Zhair Bolsonaro vijon t’i kundërshtojë masat e autoriteteve për izolimin e qytetarëve me argumentin se distancimi social ka për ta dëmtuar shumë ekonominë. Të dielën ai u përshëndet dhe pozoi me grupe qytetarësh të San-Paolos të cilët njësoj si kreu i shtetit protestonin për pasojat e krizës te ekonomia. Në Amerikën Latine, vendet më të prekura përpos Brazilit janë Ekuadori, Kili, Meksika dhe Peruja të cilat numërojnë së bashku rreth 400 mijë raste dhe mbi 23 mijë viktima në gjithë kontinentin.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026

Ukraina do të transportojë organet për transplantim me dronë për të kursyer kohë

19:58 / October 16, 2026

Papa Leone XIV shfaqet për herë të parë pas operacionit, duke kremtuar meshën në spitalin ku ndodhet i shtruar

19:42 / October 16, 2026

Tërmet me magnitudë 7.0 në Rusi, lëkundet Gadishulli Kamchatka

10:57 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.