Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Mbi 3 mijë dosje u paraqitën në ILD gjatë 2020”, Metani në Kuvend: Shumica e ankesave nga qytetarët

10:40 / June 3, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
metani 770x445 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i ILD-së Artur Metani, në fjalën e tij në parlament, ka bërë një analizë të punës së institucionit që drejton gjatë vitit 2020.

Metani thekson se ILD ka bërë një punë voluminoze gjatë vitit që lamë pas, duke shtuar se mbi 3 mijë dosje janë paraqitur në ILD gjatë vitit të shkuar.

“ILD shqyrton dhe heton çdo gjyqtar, që kryen shkelje. ILD vihet në lëvizje, kur ka një denoncim ndaj një gjyqtari a njeriu të drejtësisë. ILD pati vështirësi ndaj Covid. KLGJ ka pranuar kërkesën për shkarkimin e një magjistrati. Janë mbi 700 qytetarë që kanë bërë kallëzime në KLD. Ankesat e qytetarëve bëhet edhe online, por edhe me postë. Puna jonë do vazhdojë me synime të qarta. ILD ka pasur gjithmonë parash pavarësinë e gjyqtarëve dhe të prokurorëve, duke mbajtur larg ndërhyrjet politike. Përmbushja e objektivave do kohë. Pasja e një sistemi gjyqësor të fortë do të sjellë edhe një sistem demokratik më të drejtë”, tha Metani.

Artur Metani vlerësoi se qytetarët kanë bërë shumë ankesa, por shpesh herë ankohen me çështje që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me sistemin gjyqësor dhe nuk janë në kompetencë të ILD-së.

“Unë hetoj shkelje të natyrës disiplinore të gjyqtarëve dhe nuk hyj në çështje të brendshme të drejtësisë. Ne trajtojmë ankesat e trashëguara, që nuk ishin trajtuar më parë dhe ky numër është shumë i madh dhe ndërkaq janë edhe ankesat që vijnë.

Ne po trajtojmë edhe ankesat e vjetra, që të mos shkelim barazinë e ankesave. Numri i denoncimeve nga qytetarët është më i madh sesa i institucioneve. Qytetarët shpesh kërkojnë që të zgjidhet një çështje ku ata janë në gjyq, por nuk është kompetencë e jona, por e pushtetit gjyqësor”, u shpreh Metani.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Fier, Erion Veliaj transferohet nga paraburgimi në spitalin e burgut

13:42 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.