Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 41 vjeçarit, Leartiad Keka në qytetin e Vlorës, mbrëmjen e djeshme. Viktima ka qenë një person me precedent penal, pasi ishte dënuar më herët me 10 vite burg për veprën penale të vjedhjes me pasojë vdekjen, të kryer në bashkëpunim.
Rreth 10 persona që janë shoqëruar në komisariat kanë qenë kryesisht dëshmitar okular, të cilët kanë treguar ngjarjen. Sipas tyre makina Audi A6 me targa italiane, me xhama të zinjë kishte në brendësi të saj dy persona, shoferin dhe qitësin. Fillimisht në drejtim të viktimës është goditur kur ai ka qënë në lëvizje me motor dhe më pas ai ka lënë motorin duke ecur për 100 metra në këmbë.
Makina e ka goditur me breshëri Kallashnikovi disa herë, edhe pse ai po largohej, në fund qitësi ka dal jashtë Audi A6 dhe është siguruar që e ka ekzekutuar. Mbi 30 gëzhoja në vendin e ngjarjes të cilat janë kryesisht të armës së zjarrit Kallashnikov. 6 prej plumbave e kanë kapur 41-vjeçarin në trup, këmbë dhe kokë.