Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Mbi 50% e amerikanëve mendojnë se media dezinformon

23:07 / February 15, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
media shba
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sipas një sondazhi të fundit, gjysma e amerikanëve mendojnë se organizatat mediatike kombëtare, synojnë të dezinformojnë ose bindin publikun që të përqafojë një këndvështrim të caktuar, përmes raportimit të tyre.

Sondazhi u publikua të mërkurën nga organizata “Gallup” dhe fondacioni “Knight”. Ai është dëshmi e një niveli të ulët besimi tek media deri në një pikë befasuese, që tregon se shumë amerikanë besojnë se keqinformimi bëhet me qëllim.

Të pyetur nëse janë dakord me qëndrimin se organizatat mediatike kombëtare, nuk synojnë të keqinformojnë, 50% e të anketuarve thanë se nuk ishin dakord me të. Vetëm 25% u pajtuan me këtë qëndrim.

Në mënyrë të ngjashme, 52% e amerikanëve nuk u pajtuan me pohimin se organizatat mediatike kombëtare “kujdesen për interesat më të mira të lexuesve, shikuesve dhe dëgjuesve të tyre”. Sipas studimit vetëm 23% e të anketuarve, besonin se gazetarët vepronin në interesin më të mirë të publikut.

“Kjo ishte mjaft e habitshme për ne”, tha Sarah Fioroni, një këshilltare e organizatës ‘Gallup’. “Gjetjet treguan një thellësi mosbesimi e ndjenjë të keqe, që shkojnë përtej themeleve dhe proceseve të gazetarisë”, tha ajo.

Si për ngushëllim, studimi tregoi se amerikanët kishin më shumë besim tek lajmet lokale.

Ashtu si me shumë studime të tjera, ‘Knight’ dhe ‘Gallup’ zbuluan se demokratët u besojnë lajmeve më shumë sesa republikanët. Gjatë pesë viteve të fundit, niveli i mosbesimit është rritur veçanërisht në mesin e të pavarurve. Në përgjithësi, 55% e të anketuarve thanë se kishte një qasje të madhe politike në mbulimin e ngjarjeve, krahasuar me 45% në 2017.

Sondazhi zbuloi se 32% e amerikanëve i kushtojnë një vëmendje të madhe lajmeve lokale, një nivel më i ulët krahasuar me 56% që paraqitej në fillim të vitit 2020, në fillim të një viti zgjedhor presidencial dhe shpërthimit të COVID-19.

Rezultatet bazohen në anketimin e 5,593 amerikanëve të moshës 18 vjeç e lart, të kryer nga 31 maji deri më 21 korrik 2022. 

50 % amerikaneve Media
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.