Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore përmes numrit unik të telefonit 127 ka marrë 540 thirrje në ditë dhe më shumë se 2200 thirrje në dy javët e fundit për shqetësime të ndryshme nga qytetarët në të gjithë vendin.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, shpërndau sot një video nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ku shihet stafi mjekësor në krye të detyrës.
Stafi i QKUM ka kryer mbi 350 misione në ditë në të gjithë vendin duke i’u përgjigjur në kohë qytetarëve.
Situata e krijuar nga përhapja e COVID19 ka rritur numrin e thirrjeve dhe në dy javët e fundit janë kryer mbi 540 thirrje ditore, ndërkohë që janë kryer rreth 42 misione në ditë për persona të prekur apo të dyshuar me Covid19.
