Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Mbi 6 milionë lekë të reja evazion fiskal, Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim dosjen e këngëtares Xhensila Myrtezaj (Kallaku)

11:33 / November 22, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Xhensila M
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasen Xhensila Kallaku (Myrtezai), e akuzuar për fshehje të të ardhurave më shumë se një herë.

Sipas hetimeve, ajo dyshohet se ka shmangur detyrimet tatimore përmes deklarimit të paplotë të të ardhurave dhe transaksioneve financiare me burime të pajustifikuara.

Nga ekspertimi kontabël rezulton se për vitin 2023 janë shmangur 2.417.311 lekë detyrime tatimore, ndërsa për vitin 2024 shuma arrin në 3.658.210 lekë. Në total, evazioni fiskal i konstatuar për të dy vitet kap vlerën prej 6.075.521 lekësh të reja.

Gjatë hetimeve, Xhensila Myrtezaj ka pretenduar se të ardhurat vinin nga koncertet brenda dhe jashtë vendit, por dokumentacioni i paraqitur prej saj i justifikonte ato vetëm pjesërisht.

Prokuroria e akuzon për veprën penale “Fshehje e të ardhurave”, të kryer më shumë se një herë, sipas nenit 180/1 të Kodit Penal. Në kohën kur ka nisur hetimi, Xhensila ka mbajtur mbiemrin Kallaku, por pas divorcit nga këngëtari Bes Kallaku, ajo tashmë ka mbiemrin Myrtezaj.

Njoftimi i Prokurorisë së Tiranës:

Fshehu të ardhurat më shumë se një herë duke shkaktuar mbi 6 milionë lekë evazion fiskal, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq shtetasen Xh.K.                

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasen Xh.K., akuzuar për veprën penale ‘Fshehje e të ardhurave’ konsumuar më shumë se një herë parashikuar nga neni 180/1 i Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve mbi procedimit penal nr.5824/ 2024, në analizë të të gjithë informacioneve, verifikimeve dhe veprimeve hetimore të kryera, rezultoi se ka dyshime të arsyeshme se shtetasja Xh.K., është implikuar në kryerjen e veprës penale “Fshehja e të ardhurave”, parashikuar nga neni 180 i K.Penal, pasi rezulton e përfshirë në transaksione me pasuri të paluajtshme me burime të pajustifikuara fondesh, depozitime të konsiderueshme “cash” të cilat nuk justifikohen nga të ardhurat e deklaruara prej tyre, si dhe tërheqje të konsiderueshme “cash” për të cilat nuk ka informacion mbi mënyrën e përdorimit. Për të justifikuar derdhjet cash shtetasja Xh.K., ka dorëzuar një letër të thjeshtë ku deklaron se ka gjeneruar të ardhura nga koncertet brenda dhe jashtë vendit, por ato justifikohen vetëm pjesërisht.

Nga tërësia e akteve të administruara si dhe referuar aktit të ekspertimit kontabël, provohet se e pandehura Xh.K., për vitin 2023, ka shmangur nga detyrimi tatimor (evazion fiskal) e llogaritur nga eksperti shumën totale 2 417 311 Lek. Ndërsa për vitin 2024, ka shmangur nga detyrimi tatimor të llogaritur nga eksperti shumën totale 3 658 210 Lek.

Nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë u provua se nga e pandehura është realizuar shmangia nga detyrimi tatimor në dy vite të ndryshme kalendarike të veçanta, ku secili vit përmban fshehjen e qëllimshme të të ardhurave, e në këto rrethana veprat penale janë kryer të pavarura me njëra-tjetrën.

Sa më sipër në bazë të akteve të administruara dhe te analizuara provohet se shtetasja   Xh.K., ka konsumuar veprën penale “Fshehje e të ardhurave” dy herë, parashikuar nga neni 180/1 i K. Penal dhe çështja në ngarkim të saj dërgohet për gjykim.

6 milion leke evazion fiskal gjykim myrtezai
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident me vdekje në aksin Fier-Seman

17:04 / November 21, 2026

Rrëmbehet një person në Kukës? Policia sqaron ngjarjen: Xhaxha e nip dhunuan një person, shpallen në kërkim

22:42 / November 20, 2026

27 ton mish derri të bllokuara në Fier, Sula: 4 inspektorë janë larguar nga detyra 

19:58 / November 19, 2026

Bllokohet anija në Portin e Durrësit, Dogana zbulon 16,8 tonë karburant të dyshuar kontrabandë

19:43 / November 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.