Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Enver Robelli / Mbi postimin e “ultranacionalistes shqiptaromadhe” Dua Lipa, që ka trazuar serbët dhe rrjetin

19:36 / July 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
autochthonous
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Enver Robelli

Historia e shqiptarëve (dhe me gjasë e asnjë populli) nuk shpjegohet me 250 gërma ne Twitter. Aq më pak me një “harte” të skicuar për një ndeshje futbolli.

Dua Lipa ka pasur 100 mënyra për t’iu kundërvënë komunitetit nga kanalizimi racist dhe ultranacionalist serb.

Para disa javësh ajo shpërndau një postim të kineastit Vin Arfuso që ishte – thënë më së buti – diskutabil dhe kishte të bënte me konfliktin mes Izraelit dhe palestinezëve.

Arfuso aty llomotiste për “hebrenjtë e rrejshëm” dhe “të krishterët e rrejshëm” që e paskëshin themeluar Hamasin për të arsyetuar “spastrimet etnike dhe vrasjet”.

Qeveria e tanishme e Izraelit meriton të kritikohet, sepse politikat e saj janë shtypëse, por duhet gjetur mënyra e duhur e kritikes dhe përherë duke pasur parasysh shmangien e keqinterpretimeve nga kujdestarët e mediave sociale.

Dua Lipa ka treguar një ndjeshmëri të madhe për migrantët dhe e ka përkrahur socialistin Bernie Sanders në garën për të qenë kandidat për president të Amerikes.

Ajo po ashtu e ka mbështetur betejën e aktivistes suedeze Greta Thunberg për mbrojtjen e planetit. Këto e nderojnë Dua Lipen.

Dhe të gjitha keto, krahas muzikes së saj, e bëjnë Dua Lipen markë, fenomen dhe yll global. Natyrisht me ndikim.

Postimi i fundit i saj pa e shpjeguar kontekstin lokal për publikun global shkakton vetëm konfuzion dhe reagime të disa akademikëve dhe “ekspertëve të Ballkanit” që flejnë në Tëitter dhe duan ta paraqesin Dua Lipen si një “ultranacionaliste shqiptaromadhe”.

Ec e shpjegoja tash fansave në Brazil, në Zimbabve, në Indonezi dhe në Bangladesh se postimi mund të ketë qenë vetëm reagim ndaj një fushate raciste të nacionalistëe serbë?

Goditja ndaj mafies ultranacionaliste serbe ka mundur të jetë më efektive po të mos përdorej simbolika e tribunave të futbollit.

Në tri dekadat e fundit shqiptarët në Ballkan kanë arritur mjaft suksese dhe këto i kanë arritur falë ndihmës së madhe të Perëndimit.

Dy shtete qeverisen nga shqiptarët, ndërsa i treti bashkëqeveriset nga shqiptarët. Këto suksese janë arritur me politika të mençura strategjike.

Jo me simbole të dizajnuara për beteja 90-minutëshe në fushën e gjelbër.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dobët në internet, fort në terren…

17:56 / August 25, 2026

Territorialja/ Kryebashkiakët e PD i ankohen Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës

16:58 / August 25, 2026

“Në territor për qytetarët” – Rama ndan detyrat, sistemi kombëtar “BESA” në 12 qarqe

16:19 / August 25, 2026

Berisha për garën në Tiranë: “Primaret nuk përjashtohen, gjithçka vendoset në javët e ardhshme”

14:33 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.