Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Mbillni rozmarinë në ballkon dhe do keni farmacinë në shtëpi

20:52 / October 21, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rozmarine
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rozmarina është bimë shumëvjeçare me gjethe të holla, të forta e të përthyera paksa në qendër. Në pjesën e sipërme një e gjelbër e shndritshme ndërsa në të poshtmen është e bardhë në gri. Lulet ngjyrë blu çelin nga janari deri në maj. Degët e gjethet nisin të mblidhen që nga janari, përgjatë gjithë verës e deri në maj. Prandaj edhe e shohim rozmarinën shpesh të pranishme në tregun e fshatarëve, në këto kohë. Është stimulues në raste lodhjeje të madhe dhe stresi. Ndihmon në rastet kur tretja është e ngadaltë. Lehtëson kolesterolin si dhe ndihmon shumë në problemet e mëlçisë. Parandalon shfaqjen e dhimbjeve menstruale si dhe i lehtëson ato. Përdorimin më të shpejtë të rozmarinës, së paku në Shqipëri, e gjejmë te tavat me patate por në fakt janë të shumta recetat ku mund të përdoret, sidomos te mishi i kuq dhe i bardhë, për t’i aromatizuar. Një degë rozmarine mund ta fusni në një shishe vaji për t’i dhënë aromë e ta përdorni nëpër sallatra të ndryshme.

Mund t’ju interesojë gjithashtu: Receta me rozmarinë që parandalon rënien e flokëve

Më poshtë do të njiheni edhe me disa nga përdorimet e rozmarinës dhe vetitë kurative të kësaj bime.

1. Terapeutike

Vaji esencial i rozmarinë ka aromë shumë ndjellëse, qetësues, tonik, antiseptik, ndihmon tretjen e ushqimit dhe përdoret si deodorant. Gjithashtu rekomandohet dhe për ftohjen, bronkit, gripin dhe kollën

2. Produkte kozmetike

Vaji esencial është shpesh i pranishëm në shampot e kokes apo trupit, sepse jep energji dhe vitalitet për trupin dhe flokët. Rozmarina pastron zbokthin dhe përdoret tek produktet për fytyrën.

3. Rrit përqendrim dhe jep energji

Studimet e kryera në vitin 2003 dhe në vitin 2012 kanë konfirmuar se vaji esencial i rozmarinë lehtëson përqendrimin dhe rrit kujtesën gjatë studimit ose punës. Gjithashtu ka efekt qetësues për dhimbjet muskulare Në rast lodhje, dobësie, ose stresi, vendosni vetëm dy pika tek kyçet e duarve ose nën hundë. Efekti do të jetë pothuajse i menjëhershëm. Shmangni përdorimin e rozmarinës gjate shtatzënisë dhe mos përdoret nga pacientët me hipertension.

ballkon farmaci Rozmarinë tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vaksina që mund t’i japë fund gripit çdo vit

11:40 / September 2, 2026

Truri në laborator, mbijeton për 5 vite

15:38 / September 1, 2026

Epidemia e virusit ‘Ebola’, vazhdon të përkeqësohet/ Sipas OBSH-së shtimi i rasteve ka pësuar rritje të konsiderueshme

18:00 / August 30, 2026

Zbulohet trajtimi që ul kolesterolin e keq me rreth 50% për një vit

12:20 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.