Afërsisht një muaj pas operacionit të parë “Lugina” në Tiranë policia e shtetit ka realizuar operacionin e dytë ku ka goditur një rast të tentativës së kultivimit të bimëve narkotike në një zonë të pyllëzuar.
Policia ka sekuestruar 60 fidanë kanabis dhe ka vënë në pranga dy vëllezër, ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i tretë. Në gjendje të lirë do të procedohet dhe kryeplaku i fshatit Mënik në zonën e Ndroqit.
Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit: M. G., 17 vjeç, , T. G., 35 vjeç, dhe u shpall në kërkim dhe po punohet intensivisht për kapjen E. G., 37 vjeç, të tre vëllezër, banues në Mënik/Ndroq.
Gjatë operacionit në territor në vendin e quajtur “Përroi i Bllomes”, në pyllin e fshatit Mënik në Njësinë Administrative Ndroq u evidentuan fidanë kanabis tē kultivuara në tokë.
Lexo edhe- Objektin e kishte përshtatur si banesë për të mbjellë kanabis, arrestohet 40-vjeçari
