Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Mbledhja e dy Kuvendeve, Lindita Nikolla: Jemi një komb. T’i shndërrojmë kufijtë në formalë

10:21 / November 27, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 123
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të dielë ka nisur në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë mbledhja e përbashkët me Kuvendin e Kosovës. Kjo shënon një ditë historike për dy vendet, pasi është mbledhja e parë dhe vjen në kuadër të 110 vjetorit të Pavarësisë të Shqipërisë. Në fjalën hapëse, kryeparlamentarja Lindita Nikolla, tha se jemi një komb dhe kemi një qëndrim.

Teksa përmendi disa prej sfidave që shqiptarët kaluan për të shkuar deri në shpalljen e pavarësisë dhe në ndërtimin e një shteti demokratik, Nikolla tha se strategjia e përbashkët e vendimeve mes dy vendeve nuk i kundërvihej asnjë bashkësie tjetër në rajonin e Ballkanit.

“Në një sallë si kjo, tempulli i demokracisë, është vendi i duhur për të kujtuar ata që bënë Kongresin e Lushnjës, ata që luftuan kundër okupatorëve, sot është dita për të kujtuar martirët e burgjeve komuniste, qëndrimtarët, klerin. Po ashtu edhe studentët e dhjetorit të viteve ’90.

Historia nuk është vetëm rrëfim, por edhe një shkollë që na sjell idetë triumfuese prej të cilave duhet të marrim mësim. Mënyra e të menduarit e shqiptarëve duhet të ndryshojë në përputhje me realitetin e ri gjeostrategjik. Sfidat e shqiptarëve në shekullin që kemi hyrë janë të përbashkëta. Sot Shqipëria ka hapur negociatat e anëtarësimit me BE-në.

Në 6 dhjetor Tirana do jetë kryeqyteti i Europës ku do mblidhen krerët e 27 vendeve anëtare. Shtetet tona sa më shumë të koordinohen aq më shpejt përparon bashkësia shqiptare në Ballkan. Kjo vetëdije e një strategjie të përbashkët vendimesh, nuk i kundërvihet asnjë bashkësie tjetër në rajon. Në dekada kemi qenë të ndarë me mur, por në qendër të vajeve tona kemi pasur në qendër njëri tjetrin. Do jemi dy entitete politike brenda BE. Të shndërrojmë kufijtë në kufij formal mes vete dhe me rajonin. Dy kuvendet tona duhet të japin kontributet e tyre në fushën e legjislacionit”.

lindita nikolla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.