Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka ndarë foto nga takimi i jashtëzakonshëm i NATO-s.
Ajo tha se në këtë mbledhje u diskutuan mënyrat për të forcuar mbështetjen e aleatëve për Ukrainën dhe për të rritur më tej mbrojtjen e NATO-s dhe territorit aleat.
Postimi i Xhaçkës:
Në takimin e jashtëzakonshëm të Ministrave të Jashtëm të NATO, në emër të Shqipërisë
bëra thirrje për të bërë më shumë. Diskutuam mbi rritjen e mbështetjes së vendeve aleate për Ukrainën
dhe si NATO të forcojë më tej mbrojtjen e territorit aleat. #WeAreNATO#StandWithUkraine
