Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Mbledhja e Konferencë së Kryetarëve, shtohet minutazhi i diskutimit në seancë

14:35 / October 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
konferenca kryetareve
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Konferenca e Kryetarëve mori disa vendime të rëndësishme për seacën plenare të radhës

Në drejtimin e Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, sot më datë 12.10.2021, u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Pas diskutimeve, u dakordësua si më poshtë:

-Kalimi për shqyrtim në seancën plenare të datës 14 tetor 2021, i kërkesave të deputetëve të Partisë Demokratike: “Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për kontrollin e keqpërdorimit të burimeve të administratës shtetërore, si dhe të asgjësimit të kufirit midis Shtetit dhe PS në pushtet për qëllime elektorale në zgjedhjet e 25 prillit 2021”; “Për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve administrative dhe procedurës së ndjekur nga ana e organeve ekzekutive në procedurat për ndërtimin dhe administrimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve urbane në Tiranë. Elbasan dhe Fier”; si dhe “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve shtetërore dhe funksionarëve publikë në çështjet që kanë sjell si pasojë vendimin e arbitrazhit ‘Beçhetti dhe të tjerë kundër Shqipërisë’”;

-Shtimi i minutazhit të diskutimit për çështjet e parashikuara në seancën plenare të radhës, me 60 minuta, kohë që do të ndahet në mënyrë përpjesëtimore ndërmjet grupeve parlamentare, sipas përfaqësimit të tyre në Kuvend;

-Lejimin e gazetarëve për të ndjekur fizikisht punimet e seancës plenare, në vendin e caktuar për ta galerinë e sipërme të sallës plenare; si dhe marrjes së planeve nga operatorët për një periudhë kohore deri në 5 minuta nga hapja e seancës.

  • Futja në programin e punimeve të Kuvendit të projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për marrëveshjen e huas, ndërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a. (OSHEE) dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin e OSHEE-së për reagimin ndaj krizës së pandemisë Covid-19 “.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.