Mbledhja e grupit parlamentar të PD që u zhvillua ditën e djeshme menjëherë pas zbardhjes përfundimtare të rezultatit të zgjedhjeve ka patur debate mjaft të forta. Shumë deputetë kanë kërkuar nga kryetari Lulzim Basha që ky i fundit të japë dorëheqjen, por kishte dhe nga ata që e mbështetën.
Një nga ato deputetë që nuk e përkrahu dorëheqjen e Bashës ishte edhe Oriola Pampuri, e cila ka dekaruar se nuk duhet ta kerkojme fajin dhe pergjegjesine vetem te Basha.
“Ne e dinim qe do dilnim keshtu se ishin zgjedhje kurth po normale te bashkohemi me demokratet po ne terren. Mos ta kerkojme pergjegjesine vetem te Lulzim Basha. Kemi zgjedhjet 2023. Skemi kohë“, mësohet të jetë shprehur deputetja Pampuri.
