Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mbledhja qeveritare për 15 vite Pavarësi, Albin Kurti: Kosova, shembull i demokracisë në rajon

09:51 / February 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
SINK ALBIN KURTI frame 2329 1280x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mëngjesin e sotëm, qeveria e Kosovës e nisi me një mbledhje pune, por që është festive në kuadër të 15 vjetorit të Pavarësisë. “Kosova është shembull i demokracisë në këtë rajon problematik si Ballkani. Nëse në vendet tjera institucionet japin model, në Kosovë modelin e japin qytetarët dhe institucionet bëjnë përpjekje të ecin pas tyre. Pavarësia jonë është rezultat i historisë sonë shekullore”,-tha kryeministri Albin Kurti, i cili uroi 15 vjetorin e pavarësisë se Kosovës, duke vlerësuar kontributin dhe sakrificën e gjeneratave të shkuara. Në mbledhjen e qeverisë ai tha se puna e të parëve është motiv për të ardhmen, ndërsa e cilësoi Kosovën sot, një shembull të demokracisë në rajon.

“Simbolikisht kemi zgjedhur ta hapim këtë ditë më mbledhje sepse kemi dashur të shprehim mesazhin se puna dhe festa do të shkojnë gjithmonë bashkë. Në këtë festë duhet të ja përkujtojmë njëri-tjetrin që kur të vijë 20 vjetori. Kosova është një shembull demokratikë në një rajon problematikë si Ballkani, kjo falë jush. Kosova jonë modelin e japin qytetarët. Pavarësia jonë është rezoluta i historisë shekullore, kemi histori të gjatë bashkëjetese”, tha më tej Kurti.

Nga ana tjetër, Kurti tha se të gjithë shqiptarët e Kosovës duhet t’i kenë parasysh dy përgjegjësi.

“E para të kemi parasysh trashëgiminë tonë, amanetin e gjeneratave që kanë dhënë djersën e gjakun për lirinë e Kosovës edhe nuk kanë arritur ta shijojnë atë. Çdo ditë e jona duhet të nisë me përkujtimin e këtij amaneti. Ky amanet është i paneglizhueshëm sepse nuk erdhëm këtu nga zeroja, Kosova nuk është produkt i rastësisë por i historisë së vet. E dyta, duhet të kemi parasysh të rinjtë, edhe atyre që nuk kanë lindur ende e të cilëve duhet tu lëmë një Kosovë më të mirë sesa ajo që e kemi gjetur. Sot në këtë 15 vjetor të pavarësisë është vendi që të mburremi që Kosova e bën mjaft mirë dhe e kemi fjalën për të drejtat e pakicave. Na përket neve që të përkujdesemi që ky ekuilibër të mos prishet, tha ndër të tjera Kurti”, theksoi ai.

Albin Kurti Kosova
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nënë e tre fëmijëve në burg me foshnjën, caktohet seancë urgjente në Tiranë

19:18 / July 22, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

“The Odyssey” dominon kinematë, filmi i Nolanit arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë

18:15 / July 22, 2026

Aksident i rëndë pranë Unazës së Madhe, një viktimë dhe dy të plagosur

18:02 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.