Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Mbledhje e përbashkët Shqipëri-Kosovë në shtator, pritet të nëshkruhen 3 marrëveshjeve të mëdha

14:52 / August 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mbledhje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria dhe Kosova do të kenë edhe këtë vit mblehdjen e përbashkët ndërmjet qeverive, ku do të nënshkruhen marrëveshje të reja e do të diskutohet për avancimin e zbatimit të marrëveshjeve të kaluara.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, ka thënë se mbledhja e përbashkët mes dy qeverive pritet të mbahet në pjesën e dytë të muajit shtator, duke u shprehur se do të nënshkruhen edhe 3 marrëveshje “të mëdha”.

“Ne kemi filluar me takime të cilat do ta organizojnë mbledhjen e përbashkët ndërmjet dy Qeverive, e cila pritet të mbahet në pjesën e dytë të shtatorit”.

Javën e kaluar kam pasur takim me këshillin organizativë jemi në punë e sipër për tu koordinuar mes dy qeverive për marrëveshjet e radhës. Janë 3 marrëveshje më të mëdha do ti quaja, e para është Dogana në Durrës, linja hekurudhore dhe Hidrocentrali që do të ndërtohet në republikën e Shqipërisë për Kosovën”, ka thënë ajo.

Balaj-Halimaj ka folur edhe për marrëveshjet e nënshkruar vite më parë, si dhe zbatimin e tyre. Ajo ka thënë se ka pajtueshmëri mes dy palëve që të shtyhen përpara marrëveshjet e arritura, e të cilat kanë ngecur në zbatim.

Sipas saj, në takimin e ardhshëm do të ketë edhe plotësim të disa marrëveshjeve të kaluara.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.