Anglezët nuk po dorëzohen. Ata thjesht nuk mund pranojnë humbjen në finalen e Euro 2020 kundër Italisë. Tifozët nuk po dinë më se çfarë të shpikin për të lëshuar zhgënjimin dhe zemërimin, duke krijuar peticione që deri më tani janë 120.000 firma, duke i kërkuar UEFA-s përsëritjen e ndeshjes.
Një lëvizje dëshpëruese nga anglezët, që është ironizuar edhe nga ish-mesfushori i Juventusit dhe Italisë, Claudio Marchisio.”Më fal po ku nënshkruhet peticioni për të riluajtur edhe një herë finalen Itali-Angli? Ne e fitojmë atë edhe një mijë herë të tjera”. Ishte postimi i futbollistit italian.
Scusate ma dove si firma la petizione per far rigiocare la finale Italia-Inghilterra❓
— Claudio Marchisio (@ClaMarchisio8) July 21, 2021
La rivinciamo altre mille volte 💪👊#godoancora#EURO2020#Wembley pic.twitter.com/LIA8FjFyAj