Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mblidhet Këshilli i Sigurimit Kombëtar! Begaj: Të reflektojmë, pasi sulmet kibernetike janë shtuar

12:35 / June 13, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
keshilli i sigurimit bajram begaj edi rama lindita nikolla niko peleshi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Bajram Begaj ka mbledhur këtë të martë Këshillin e Sigurimit Kombëtar, ku ka vënë theksin se sulmet kibernetike dhe masat e marra nga Shqipëria në këtë fushë për t’u mbrojtur. Në fjalën e tij, Begaj solli në vëmendjen sulmin nga Irani, vitin e kaluar, duke thënë se sulmet kibernetike janë shtuar si në sasi, por janë bërë edhe më të sofistikuar, për pasojë shton se është koha për reflektim.

“Një vit më parë, ne u përballëm me sulme shumë të rënda, komplekse dhe sofistikuara kibernetike. Sulmet synuan shkatërrimin e infrastrukturës dixhitale të Republikës së Shqipërisë, me qëllim nxitjen e destabilitetit në vend. Institucionet tona bënë të mundur që aktorët që ndërmorën këto sulme të mos e realizonin qëllimin e plotë të tyre. Vlerësoj maksimalisht punën e bërë nga institucionet. Bashkëpunimi me partnerët strategjikë SHBA, BE, NATO-n ka mundësuar trajnimin e specialistëve, ekspertëve etj.

Ligji i ri për sigurinë kibernetike dhe strategjia kombëtare e sigurisë kibernetike do i shërbejnë më së miri ndërtimit të kapaciteteve moderne. Pavarësisht masave të marra aktorët kërcënues kibernetikë, kryesisht të mbështetur dhe financuar nga Republika Islamike e Iranit e kanë zgjeruar veprimtarinë e tyre. Sulmet kibernetike janë shtuar si në sasi, por janë bërë edhe më të sofistikuar. Një vit pas sulmeve është koha të reflektojmë se çfarë kemi bërë, sa të përgatitur jemi në përballje me sulme të mundshme.

Të vendosim se ku duhet të fokusohen përpjekjet dhe investimet tona për forcimin e mëtejshëm të mbrojtjes kibernetike Krahas sigurisë kibernetike ne do diskutojmë edhe për çështje të tjera me rëndësi për sigurinë kombëtare. Diskutimet gjatë KSK edhe mbi kërcënimet që vijnë nga Irani në formën e propagandës dhe në forma hibride”, tha Begaj.

Të gjitha institucionet përgjegjëse do të informojnë Këshillin e Sigurimit Kombëtar për masat e marra nga në muajt Tetor 2022 dhe Janar 2023.

Pjesëmarrës në këtë mbledhje

  1. Kryetari Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Sh.S. Zonja Lindita NIKOLLA
  2. Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sh.T. Zoti Edi RAMA
  3. Zv/Kryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Zonja Belinda BALLUKU
  4. Ministri i Mbrojtjes, Zoti Niko PELESHI
  5. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Zonja Olta XHAÇKA
  6. Ministri i Drejtësisë, Zoti Ulsi MANJA
  7. Ministri i Brendshëm, Zoti Blediar ÇUÇI
  8. Minstri i Finacave dhe Ekonomisë, Zonja Delina IBRAHIMI
  9. Kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Zoti Nasip NAÇO
  10. Shefi Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, Gjeneral brigade Arben KINGJI
  11. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet RRUMBULLAKU
  12. Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Zonja Vlora HYSENI

Në këtë mbledhje janë ftuar të marrin pjesë edhe:

  1. Zv/Kryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Zoti Ferdinand XHAFERAJ
  2. Drejtori i Autoriteti Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurisë Kibernetike, Zoti Igli TAFA
  3. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Zonja Mirlinda KARÇANAJ

bajram begaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës: Zero ndikim nga thirrjet “Berisha në burg”

14:57 / July 22, 2026

Qeveria miraton mbështetje për familjet e policëve të rënë në detyrë, javën e ardhshme vendos për dërgimin e oficerëve në Gaza

14:12 / July 22, 2026

Mungesa e Hitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore, debat i ashpër, përplaset mazhoranca me opozitën

14:02 / July 22, 2026

Alarmi u dha nga Gjermania, AKU thirrje konsumatorëve të mos konsumojnë këtë pije

13:48 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.