Ka nisur mbledhja e parë e Komisionit Hetimor për inceneratorët. Gjatë fjalës së saj kryetarja Jorida Tabaku theksoi se kanë dërguar në SPAK tre padi për këtë çështje.
“Ta harrojmë që nuk do të vinë të japin llogari këtu, ta harroni të shërbejmë si zyrë PR për kompanitë” u shpreh ajo.
Askush nuk ka të drejtë këtu të paragjykojë asnjë anëtar komisioni se do bëhet kështu apo kështu. Ne jemi të zgjedhur këtu dhe nuk është nevoja që ju moralin tuaj të punës të na impononi ne. Në fund të ditës do të kërkojë me atë moral që shfaqet dhe në Kodin e Sjelljes dhe Etikës që ka ky Parlament”, iu përgjigj nënkryetarja e komisionit Ermonela Felaj.
