Në mbledhjen e këtij mëngjesi të Komitetit të Emergjencave kryeministri Rama tha se sot do të mblidhet Komiteti Kombëtar i Rindërtimit, duke aktivizuar një fond prej 10 milionë lekësh.
“Fondi prej 1 milion lekësh te reja do të aktivizohet sot. Reagimi i parterëve është inkurajues. Mos harroni se është edhe një familje në Kosovë që duhet kontaktuar dhe duhet marrë këtë fond. Fëmijët do marrin bursën prej 15 mijë lekësh që do ta kenë deri në fund të shkollës së tyre, gjimnaz apo dhe universitet. Sot mblidhet Komiteti Kombëtar i Rindërtimit dhe me rëndësi është organizimi i punës- tha Rama.
