Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Mbrëmë e kam parë në televizor, jam pa gjumë gjithë natën”- Pas zonjës Haxhire flet edhe “pronarja” tjetër e inceneratorëve: Unë jam pa shtëpi

19:12 / July 5, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1657036410xrjpg 893
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas historisë së zbuluar dje të 95-vjeçares Haxhire Gurakuqi, me “biznes 30 milionë dollarë” në Lezhë, një tjetër e moshuar që figuron po aq biznesmene e madhe tregon se vetëm mbrëmë e ka mësuar përfshirjen e saj në skemën e inceneratorëve.

Në një intervistë telefonike, zonja Ruzhdije Meta ka treguar se vetëm mbrëmë e ka marrë vesh se emri i saj figuron në listën e pronarëve të kompanive të inceneratorëve. Po ashtu thotë se nuk njeh asnjë nga emrat e përmendur.

“Jo, jo nuk i njoh fare. Nuk dimë asgjë fare. Tani do gjejmë kush janë ata njerëzit dhe të dimë si të reagojmë. Unë mbrëmë e kam parë, jam pa gjumë gjithë natën, nuk e di.”- tregon zonja.

Ruzhdije Meta dhe bashkëshorti i saj Shkëlqim Meta edhe pse biznesmenë të mëdhenj, nuk kanë një shtëpi të tyren. Ata prej vitesh jetonin në zonën e Laprakës, por që banesa iu është shembur dhe tanimë janë strehuar tek vëllai i zonjës.

“Aman mos e pyet, ne jemi pa shtëpi moj zemër. Ne nuk kemi shtëpi, jo biznes. Ne rrimë tek vëllai im, na ka strehuar ai se na është shembur shtëpia. Ne nuk kemi shtëpi e jo më të jemi biznesmenë. Ne s’kemi bukë të hamë.”– tregon Ruzhdije Meta.

Biseda

Gazetarja: Përshëndetje si jeni? Me zonjën Ruzhdije Meta po flas?

Ruzhdije Meta: Po

Gazetarja: Desha t’ju pyes nëse jeni në dijeni që keni dalë si biznesmene e një kompanie për inceneratorët?

Ruzhdije Meta: Po e kam parë në televizor.

Gazetarja: Kishit dijeni ju për këtë?

Ruzhdije Meta: Jo, nuk dinim asgjë.

Gazetarja: A dyshon që mund të të ketë marrë dikush ndonjë kartë ID, ndonjë numër?

Ruzhdije Meta: Nuk e di, çfarë s’po bëhet në këtë dynja.

Gazetarja: Apo keni firmosur diçka?

Ruzhdije Meta: Jo, jo.

Gazetarja: Shkëlqim Meta është bashkëshorti juaj?

Ruzhdije Meta: Po, po.

Gazetarja: Domethënë, ju që të dy, Shkëlqim Meta dhe Ruzhdije Meta keni dalë si biznesmenë. Edhe për burrin tuaj e keni marrë vesh?

Ruzhdije Meta: Aman mos e pyet, ne jemi pa shtëpi moj zemër. Ne nuk kemi shtëpi, jo biznes. NE rrimë tek vëllai im, na ka strehuar ai se na është shembur shtëpia. NE nuk kemi shtëpi e jo më të jemi biznesmenë. Ne s’kemi bukë të hamë.

Gazetarja: Sa veta jeni në familje?

Ruzhdije Meta: Vetëm ne të dy jemi, burrë e grua.

Gazetarja: Po si jua kanë marrë të dhënat, a keni ndonjë dyshim?

Ruzhdije Meta: Nuk dimë asgjë. Po kartat tona nga nuk po shkojnë. Ku u gjetën ato të partive që dolën njëherë.

Gazetarja: Për patronazhistët e keni fjalën?

Ruzhdije Meta: E kur dolën lloj lloj të dhënash karte ID atëhere, se di.

Gazetarja: Ata emrat që kanë dalë nuk e di i keni parë në televizor, që ju kanë përfshirë?

Ruzhdije Meta: Nuk njoh asnjeri aty.

Gazetarja: Dashamir Ymeraj e njeh?

Ruzhdije Meta: Jo, jo.

Gazetarja: Eneidi Zeqo e njeh?

Ruzhdije Meta: Jo, jo nuk i njoh fare. Nuk dimë asgjë fare. Tani do gjejmë kush janë ata njerëzit dhe të dimë si të reagojmë. Unë mbrëmë e kam parë, jam pa gjumë gjithë natën, nuk e di.

Gazetarja: Keni menduar ta hidhni në gjyq?

Ruzhdije Meta: Të shikojmë njëherë. Të gjejmë kush janë njerëzit, pastaj të bëjmë diçka.

Gazetarja: Ju nuk keni shtëpi apo jo? Jetoni tek vëllai?

Ruzhdije Meta: Unë jetoj tek vëllai, kam pasur shtëpinë në Laprakë por ma ka shembur shteti dhe nuk kam shtëpi, jam pa shtëpi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr

20:59 / October 13, 2026

Pas dhëndrit, edhe deputeti i Sali Berishës, Gjin Gjoni në protestën te Ministria e Arsimit 

20:18 / October 13, 2026

Gurë e molotovë drejt MA dhe policisë. Protestuesit shkatërrojnë biznesin, 13 të lënduar, 30 të shoqëruar 

19:40 / October 13, 2026

Përshkallëzohet protesta te Ministria e Arsimit/ Shkulen kangjella, thyhen xhamat e institucionit

15:52 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.