Mbretëresha Elizabet e Anglisë, ka një koleksion të gjerë me stoli, të cilat janë trashëguar brez pas brezi. Për këtë arsye, ata duhet të mirëmbahen në mënyrë që t’i rezistojnë kohës dhe të kenë gjithmonë shkëlqim. Në librin e Angela Kelly, ajo që është kujdesur për pamjen e mbretëreshës për më shumë se 25 vjet, ka zbuluar detaje të rëndësishme nga jeta e saj. Një rëndësi i është kushtuar edhe stolive të mbretëreshës, duke treguar mënyrën se si ajo i mirëmban.
Do të çuditeni nëse ju themi se pak ujë dhe pak xhin, janë sekreti i saj për stolitë? Epo kjo është mënyra se si mbretëresha arrin t’i ruajë shkëlqimin atyre. Por herë pas here, ato i nënshtrohen një pastrimi profesional nga njerëz të kualifikuar për këtë punë.


