Sistemi financiar britanik pritet t’i nënshtrohet një ndryshimi radikal të monedhave duke zëvendësuar imazhin e mbretëreshës me atë të mbretit Charls. Pasaportat do të mbeten të vlefshme, por mjetet e reja të identifikimit do të lëshohen në emër të mbretit.
Mbretëresha e Anglisë, Elisabeth II ndërroi jetë dje në moshën 96 vjecare. Tashmë që titulli i mbretit do ti kalojë princ Charles, protokolli mbretëror kërkon dhe ndryshime të tjera. Një gjë e tillë do të ndodhë me himnin kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar, pullat postare dhe prerjet e parave.
Himni kombëtar, i cili deri tani ishte “Zoti ruajtë Mbretëreshën”, ndryshon në “Zoti ruajtë Mbretin”. Fjalët e tjera të himnit do të jenë të njëjta me ato të kënduara për herë të parë që prej 1952.
Edhe stema mbretërore nuk do të jetë më e njëjta. Aktualisht është “ER” që do të thotë “Mbretëresha Elizabeth II”, por do të marrë emrin e pasuesit.
Pullat dhe kartëmonedhat e reja do të mbajnë gjithashtu figurën e monarkut të ri. Por jo vetëm paratë dhe pullat, me vdekjen e mbretëreshës do të duhet të bëhet edhe një përditësim i pasaportave britanike.
Të gjithë mjetet e identifikimit të lëshuara në emër të Madhërisë së Saj do të jenë ende të vlefshme për udhëtime, por pasaportat e reja do të përditësohen sipas mbretit Charles.
Madhëria e Tij, Charles ka shpallur një periudhë zie 17 ditore e cila do të zgjasë edhe 7 ditë më tepër nga dita e ceremonisë së funeralit e cila pritet të bëhet publike së shpejti