Ish-kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett hedh akuza ndaj BBC-në për njëanshmëri dhe mungesë të qartësisë morale në mbulimin e luftës Izrael-Hamas, pak para se të ndërpritet para kohe intervista e tij. ”Unë e kuptoj se BBC ka marrë anën e Gazës, sepse të gjitha pyetjet tuaja kanë të bëjnë vetëm me civilët e Gazës”, tha ai.
Prezantuesja Victoria Derbyshire ndërhyri, duke thënë “kjo nuk është e vërtetë” përpara se politikani izraelit të vazhdojë, duke iu referuar familjeve izraelite të vrarë nga militantët e Hamasit më 7 tetor.
“Juve ju bën përshtypje vetëm një palë, kjo është mënyra e BBC-së. Nëse mendoni se ka baraspeshim këtu mes dy palëve, atëherë keni mungesë të qartësisë morale. BBC-ja më duhet të them ka mungesë të qartësisë morale. Ajo çfarë keni bërë javën e kaluar, turp ju qoftë”, shtoi ish-kryeministri izraelit.
