Ngjarja e rëndë e përdhunimit të një 15-vjeçare nga roja i shkollës dhe tre të rinjtë të tjerë në periferi të Tiranës, ka bërë që shoqëria civile, aktivistë dhe qytetarë t’i bashkohen thirrjes për tubimin paqësor kundër këtij fenomeni tepër të rëndë.
Në orën 16:00, para sheshit Nënë Tereza kanë qenë të shumtë qytetarët që janë mbledhur për të ngritur zërin e tyre dhe thënë stop dhunës dhe abuzimit.
‘Për fëmijërinë e vjedhur’, “Mbroni vajzat, jo pedofilët’, ‘Pse nuk raportojmë’, ‘Marshoj për vajzën dhe mbesat e mia’, ‘Mos përdhuno’ ishin disa nga sloganet dhe pankarta që qytetarët mbanin në duar.