Për Louise Signore, nga Bronks e Nju Jorkut urimi “u bëfsh 100 vjeç” nuk ka më vlerë, pasi sapo ka fikur qirinjtë e ditëlindjes së saj të 107-të.
Në festën e ditëlindjes ajo ka rrëfyer se cili është sekreti i jetëgjatësisë dhe ka habitur të gjithë. “Nuk u martova kurrë!”, ka thënë e moshuara.
“Unë bëj ushtrime, kërcej, pas drekës luaj sport kam një ditë të mbushur plot me aktivitete, por sekreti për jetëgjatësinë është se nuk u martova kurrë” tregoi 107 vjeçarja. Motra ime thotë: “do të doja mos të isha martuar kurrë” sqaron zonja.
Motra e saj është 102 vjeçe dhe me siguri jetëgjatësia është e trashëguar në këtë familje, por 107-vjeçarja vazhdon të këmbëngul se sekreti është të mos martohesh kurrë!