Të tjera detaje janë zbardhur nga vrasja e 51-vjeçarit, Niko Goro në Himarë. Mësohet se mëngjesin e sotëm autori Kliti Leka zbriti nga makina tip ‘Volksëagen’ të marrë me qira dhe po ndiqte biznesmenin.
Pasi ky i fundit ka dalë nga marketi i motrës së saj, Leka e ka qëlluar disa herë me pistoletë, duke u lënë të vdekur. Në atë moment ka dalë dhe motra jashtë dhe ka parë vëllanë të shtrirë, i cili kishte marrë edhe një plumb në kokë.
Menjëherë jashtë ka dalë edhe pastruesja, e cila i është drejtuar autorit e alarmuar, duke i thënë “Çfarë bëre, i vrave?”. Në këtë moment 53-vjeçari Leka i ka thënë pastrueses: “Mbylle gojën se do vritesh edhe ti”!
Më pas, ai ka lënë mjetin në rrugë dhe ka ikur në këmbë. Momenti i largimit të tij është parë nga kamerat e sigurisë, gjë që ka ndihmuar policinë për arrestimin e autorit.