Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Mbyllën sytë, por disa kanë vdekur”, gazetari: Pse nuk paditi KLSH për Onkologjikun

22:03 / June 27, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
eni ferhati
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Eni Ferhati ishte këtë të enjte i ftuar në “Now” ku foli për skandalin në spitalin Onkologjik, ku mjekët nuk u ofronin shërbim pacientëve me tumor, por i orientonin në klinikën private të mjekut Edmond Gashi.

Ai tha se mjekët akuzohen vetëm për shpërdorim të detyrës, por sipas gazetarit në dosje flitet edhe për korrupsion. Sipas Ferhatit ky “mega-skandal” do jetë e pamundur për tu mbyllur pa shkuar hetimet edhe më lartë.

Ai kritikoi gjithashtu Kontrollin e Lartë të Shtetit, pasi sipas tij nuk e ka kryer punën e vetë si duhet.

“Me aq sa ka dosja, hetimet mund të shtrihen edhe me lart, pasi është e pamundur, që të mbyllet ky mega-skandal. Jo se ne nuk e dinim se ç’ndodhte te onkologjiku sepse nuk kanë munguar kronikat televizive, nuk kanë munguar alarmet e emisioneve investigative, nuk na paskan munguar as kontrollet e KLSH. Unë për këtë të fundit besoj se nuk e kanë bërë detyrën si duhet. Ata reagon e thanë se kjo çështje duhet të hetohet nga SPAK, po mund të hetohet e me shumë gjasa do të shkoj deri atje, por ama edhe KLSH nuk mund të mjaftohet me disa rekomandime. Ka detyrim ligjor që të depozitojë edhe kallëzim penal, kur shikon se shkeljet janë përtej shkeljeve administrative, pse nuk është bërë një kallëzim penal, apo referim në prokurori?”-tha Ferhati.

Ai shtoi se duke pasur parasysh se jo të gjithë pacientët kanë pasur mundësi të ndjekin mjekimin në privat, ka pasur edhe nga ata pacientë që për shkak të mungesës së aparatit të kobalto-terapisë, kanë humbur jetën.

“Po të merret praktika, jo të gjithë qytetarët kanë pasur mundësi të paguajnë 3000 euro në privat. Ka patur edhe nga ata që nuk e kanë marrë kurrë shërbimin, e disa persona ndoshta kanë ndërruar jetë disa persona pikërisht nga kjo skemë e zhvatjes. Duke pasur parasysh pasojat, mund të shkohet shumë më larg me akuzat ndaj këtyre mjekëve e të kërkohet përgjegjësia edhe më lart”,-tha gazetari i cili shtoi se në këtë rast edhe reagimi i qytetarëve do duhet të ishte shumë më i madh.

Kujtojmë se me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Tiranës ka caktuar 8 masa arrest shtepie dhe detyrim paraqitje per mjekë të spitalit onkologjik:

  1. Edmond Gashi (Mjek prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT)
  2. Emiljano Lela (Koordinator prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT)
  3. Alketa Ymeri (Pere) (Mjeke prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT)
  4. Brikena Qirjazi (Zv/Drejtoreshe ne QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik)
  5. Halil Gashi
  6. Florian Marku
  7. Drilona Kishta nuk u ekzekutua dot masa pasi eshte jasht shtetit, eshte njoftuar ne kufi.

eni ferhati Onkologjiku vdekur
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.