Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Mbyllet Java Shqiptaro-Amerikane, Erion Veliaj: Mirënjohje AADF, përkrahje në transformimin e Tiranës

12:26 / October 15, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 14
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas një sërë aktivitetesh të suksesshme, që shenjuan Javën Shqiptaro-Amerikane në Tiranë, dje pasdite në Pazarin e Ri u organizua eventi përmbyllës me pjesëmarrjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kreut të Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff. Kryebashkiaku Veliaj shprehu mirënjohjen për gjithçka që kanë bërë për Shqipërinë dhe Tiranën Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke përfshirë edhe mbështetjen për tranformimin e Pazarit të Ri dhe Piramidës.

“Ne shqiptarët dimë të jemi mirënjohës dhe sot nuk jemi mirënjohës vetëm për financat që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë investuar në Tiranë përmes Fondit Shqiptaro-Amerikan. Jemi mirënjohës edhe për vetë ekzistencën tonë. Ishte vendimi i duhur historik i SHBA-ve që Shqipëria të ishte një vend i pavarur. Jemi krenarë që, pasi u bëmë një vend i pavarur, ishim vendi që ka mbrojtur më shumë hebrenj. Kjo është historia jonë dhe kjo është aleanca jonë me SHBA, me Ukrainën kundër agresionit, me Izraelin kundër sulmit terrorist, dhe unë besoj se Shqipërisë i ka dalë për mbarë, jo kur ka bërë llogari të vogla, por kur ka qenë në anën e duhur të historisë”, u shpreh Veliaj.

Më tej, ai falenderoi AADF-në për mbështetjen në transformimin e Pazarit të Ri dhe të Piramidës. “Këtu te Pazari i Ri nuk kemi vënë një gur, por kemi krijuar një komunitet. Komunitetin e atyre që shesin, e atyre që blejnë, e atyre që dashurohen, e atyre që njihen, që pijnë një kafe, që ndajnë një histori dhe që e bëjnë Tiranën sot më të fortë. Mezi pres që 100 vitet e tjera të kësaj marrëdhënie speciale, të jenë akoma më të forta e më të dobishme. Me mirënjohjen se ndoshta nuk jemi perfekt, por siç i thonë fjalës: Ditët më të mira i kemi përpara!”, tha Veliaj.

Kreu i Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff tha se investimet e përbashkëta kanë gjeneruar ekonomi për vendin dhe kanë shtuar ndjeshëm edhe numrin e turistëve.

“Miqësia dhe partneriteti janë shumë të rëndësishme, duke patur parasysh se në ç’botë të vështirë po jetojmë sot. Qëllimet tona kanë qenë fare të thjeshta. Donim t’i bashkonim njerëzit, donim të krijonim komunitet dhe të forconim rritjen ekonomike. Vende si këto [Pazari Ri], nuk janë vende që i shijojnë vetëm shqiptarët, por janë vende ku vijnë turistë nga e gjithë bota”, tha Granoff.

Veliaj falenderoi stafin e AADF-së, duke nënvizuar disa projekte të suksesshme që Bashkia e Tiranës ka realizuar me ta, përfshirë transformimin e Piramidës, por edhe krijimin e Fondit Crimson dhe nismën Protik. Aktiviteti përmbyllës u organizua te Pazari i Ri, një projekt i bashkëfinancuar nga AADF (Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim) dhe Bashkia e Tiranës.

Erion Veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

35-vjetori i PS në Vlorë/ Rama mbledh socialistët në Sheshin e Flamurit: Investimi 4 miliardë dollarë në Zvërnec do të jetë bekim për gjithë Shqipërinë

20:40 / June 5, 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Rama takon homologun holandez

13:24 / June 5, 2026

Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

12:40 / June 5, 2026

Rama nga Mali i Zi: BE të mos vonojë integrimin, të kalojë te anëtarësimi gradual

12:38 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.