Gjykata e Shkallës së Parë Berat ka dënuar me 20 vjet burg Fetah Marrajn, i akuzuar për vrasjen e 63-vjeçares Fatime Suli në janar të vitit 2022 në fshatin Kozare në qytetin e Kuçovës.
Në vendimmarrjen e tij, trupi gjykues i qëndroi masës së dënimit të kërkuar nga prokurori Elidon Hysenaj.
Trupi gjykues ka vendosur dënimin me 1-vit burg edhe për shtetasin Izet Marra, i akuzuar për moskallëzim krimi. Avokati i familjes së viktimës, Ramiz Oboni, ka deklaruar se ata janë të pakënaqur me vendimin dhe se do ta apelojnë atë.
