Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Më 1 shtator për mësim plotësues, ministrja Kushi: Po merren të gjitha masat për të mirëpritur nxënësit

12:48 / August 21, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kushi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka vijuar me takime intensive me drejtues të zyrave vendore, drejtorive rajonale dhe përfaqësues të ministrisë, për të plotësuar çdo nevojë të mundshme të institucioneve arsimore të arsimit parauniversitar.

Në një status në rrjete sociale Znj. Kushi ka publikuar momente të mbledhjes në mjedis virtual, në të cilat u diskutuan në detaje të gjitha çështjet e nevojshme, për të mirëpritur nxënësit në 1 shtator për mësim plotësues.

“Takim online me drejtuesit e zyrave vendore arsimore, për të marrë të gjitha masat e nevojshme që shkollat të jenë gati për të mirëpritur nxënësit në datë 1 shtator dhe që mësimi plotësues të realizohet me sukses”- shkruan Ministrja Kushi.

Mësimi plotësues që nis nga data 1 shtator 2021, nuk është bërë i detyrueshëm, por i rekomandueshëm, pasi jo në të gjitha shkollat është zhvilluar mësim në distancë apo online vitin e kaluar gjatë pandemisë.

Gjatë periudhës së pandemisë ka patur shumë shkolla të cilat e kanë zhvilluar mësimin me prezencë fizike. Ndërkohë që në 10 zonat e riskut mësimi është organizuar në distancë për rreth dy muaj. Për këtë arsye, mësimi plotësues është lënë në fleksibilitetin e çdo shkolle, për të hartuar programin specifik sipas nevojave të nxënësve.

Kushi nxënësit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.