Të mbërrish i pari për një incident për shërbimin e asistencës. Një “garë” mes drejtuesve të dy karroatrecëve mund të kishte pasoja të rënda. Ngjarja ka ndodhur në Torino gjatë mbrëmjes së të dielës.
Ata janë nisur me shpejtësi për të arritur në sheshin Rebaudengo të qytetit por që u ndaluan nga policia, dhe dy shoferëve iu hoq patenta dhe morën nga një gjobë të majme.
Nuk ndodhet vetëm në Shqipëri që dikush merr në telefon karroatrecët për të përfituar ndonjë lekë, dhe kështu ka ndodhur me dy shoferët. Ata ecnin zig-zag në mes të trafikut me një shpejtësi prej 120 km/h pa u kujdesur për veturat e tjera duke bllokuar madje dhe karrexhatën e kundërt duke tentuar të pengonin njëri-tjetrin.