Më 13 tetor zgjedhje të përgjithshme dhe për presidentin, ishte propozimi i kreut të shtetit Ilir Meta në konferencën për shtyp. Kjo është zgjidhja që ai jep.
“Më 13 tetor zgjedhje të përgjithshme dhe për presidentin dhe unë do kandidoj për president skam asnjë shqetësim dhe Edi Rama dhe kuvendi socialist të vërë kandidat kë të dëshirojë. Kjo është rruga që e zgjidh këtë krizë të tmerrshme “, tha Meta.
Më herët ai e ka nisur konferencën e tij për shtyp ku në krye të herës duke i quajtur votime socialiste zgjedhjet e 30 qershorit tha se shqiptarët i shpëtuan kurthit që ishte programuar për luftë civile.
“Një komplot që bazohet jo në parimet e demokracisë, as vlerave të vazhdimit europian dhe as të NATO-s. Një kurth për të nxitur përplasje civile”, tha Meta. Ai falënderoi shqiptarët që i shpëtuan kurthit, dhe tha se Ilir Meta do i dal për zot Shqipërisë.
Vijon….
