Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Më 26 shtator vendimi përfundimtar, Salianji: Pres pafajësinë. Fatmir Xhafajn do ta çojmë në SPAK për hetim pasuror

15:07 / September 20, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1726836581xwhatsapp image 2024 09 20 at 142942 527
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i PD, Ervin Salianji tha pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të shtyrë për në 26 shtator vendimin përfundimtar për të, tha se pret të shpallet i pafajshëm. Ai paralajmëroi se këtë çështje dhe atë të mosfillimit të hetimit pasuror për ish-ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, do ta dërgojë në SPAK.

“Është e qartë që regjistrimi është i saktë, Prokuroria sot tha që unë i kam dëmtuar imazhin një trafikanti droge dhe kam detyruar vëllain e tij të jepte dorëheqjen. Po unë këtë qëllim kam përditë, të rrëzoj qeverinë. Këta janë kalbësira morale që për para shesin gjithçka, për interes politik bëjnë gjithçka”.

Salianji zbuloi se në seancë, avokati i Geron Xhafajt pretendoi se klienti i tij ishte nën monitorim nga Prokuroria e Krimeve të rënda dhe Shërbimi Informativ. “E tha ai vetë. Dhe sipas tyre të gjithë institucionet bëjnë komplot dhe vetëm këta janë në rregull”, tha Salianji.

Deputeti tha se kjo çështje do të duhej të ishte gjykuar në SPAK. “Do të depozitojmë kallëzim në SPAK për këtë çështje, për gjyqtarin e kësaj çështjeje, për Fatmir Xhafajn, sepse vëllai i vet është dënuar për trafik droge dhe ai nuk po hetohet për pasurinë nga ligji antimafia. Ky proces është mbajtur zvarrë, sepse kështu kanë dashur. Edhe sot duhet të ishte marrë vendim”, tha ai.

Deputeti i PD ervin salianji
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.